HW

Gruda: Gjermania me të drejtë po kundërshton pazaret me territore

/ 2 minuta lexim
HW

Në një intervistë për “Zërin” profesori i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, Zejnullah Gruda, ka folur për dialogun me Serbinë, për inferioritetin e palës kosovare në këtë proces, për mundësinë e ndryshimit të kufijve, për njohjen nga Serbia, për anëtarësimin në OKB dhe për të arriturat që mund t’i sjellë marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare Publike në Universitetin e Prishtinës, Zejnullah Gruda, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka folur për dialogun me Serbinë dhe për gabimet që pala kosovare i ka bërë në këtë proces.

Sipas tij, negociatorët e Kosovës e kanë faktorizuar Serbinë duke i dhënë mundësi të pyetet në çështjet për të cilat Kosova është kompetente.

United Hospital

Kësisoj, Gruda ka thënë se Kosova e ka fituar një lloj inferioriteti karshi Serbisë dhe kërkesave të saj. Duke folur për idenë e ndryshimit të kufijve profesori thekson se Gjermania po mbron kauzë të drejtë kundër kësaj ideje. Ai thotë se kushdo që e kushtëzon njohjen e pavarësisë me ndryshim të kufijve e cenon paqen në Ballkan dhe më gjerë, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

“Gjermania është në afërsi imediate të Ballkanit. Gjermania ka qenë njëri ndër anëtarët kryesorë në të gjitha zhvillimet në këto hapësira. Gjermania i kupton më së miri proceset dhe pasojat e mundshme nga këto lëvizje. Gjermania ka të drejtë të jetë më e zëshme, sepse edhe vetë jo shumë më parë ka qenë objekt i këso pazarllëqeve. Kështu, refuzimi gjerman meriton respekt, sepse dekurajon revizionistët e ndryshëm, e sidomos ata nga ‘Republika Serbe’”, ka potencuar ai.

Ndonëse shkëmbimi i territoreve njihet si akt në të Drejtën Ndërkombëtare, Gruda ka deklaruar se ky proces ndodh mes vendeve sovrane, të cilat e njohin njëra-tjetrën

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.