ARKATANA

Gruda: Dehari ia ka borxh popullit një kërkim-falje – VV-ja duhet të ketë përgjegjësi politike

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se duhet të ketë një përgjegjësi politike nga Lëvizja Vetëvendosje pasi e ka mbajtur për muaj të tërë kuvendin të bllokuar në mënyrë jokushtetuese.

Gruda tha se kryesuesi i seancës konstituive, deputeti më i vjetër që vjen nga VV-ja, Avni Dehari, ia ka borxh popullit të Kosovës një kërkim-falje, gjë e cila sipas tij, do ta nderonte atë dhe s’do ta ulte.

FIDANISHTJA

“Mendoj se duhet të ketë një përgjegjësi politike nga ata që e kanë mbajtur për muaj të tërë Kuvendin e Kosovës në mënyrë jokushtetuese të bllokuar”.“Avni Dehari i ka borxh një kërkim-falje popullit të Kosovës, do ta nderonte, nuk do ta ulte, për këtë bllokadë disa mujore e të plot projekteve që kanë mundur të zhvillohen por edhe për këtë torturë që ka sjellur në debatin publik duke e mbajtur peng Kuvendin e Kosovës për një privilegj që e ka fituar vetëm falë moshës dhe asnjë cilësie tjetër”, tha Gruda në Klan Kosova.

Tutje, ai tregoi se pse Kushtetuesja në aktgjykimin e sotëm tha se i njëjti kandidat për kryetar të kuvendi mund të votohet vetëm tri herë.“Sepse kur interpretohet një normë juridike, kur ka vakum përdoren disa metodologji. Një nga to, themelore është analogjia. Për kryeministër mund të votohet vetëm një herë. Për president zhvillohen tri runde votimi. I njëjti kuptim është në Kushtetutën e Gjermanisë për Kancelar, për president në Kushtetutën e Italisë”.“Çdo kund, nëse hulumtohen kushtetutat evropiane, do të shihet se treshi është numri që përdoret shumë shpesh dhe këtë analogji e ka marrë”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.