Hidromorava

Grubi: Kurti s’ka kërkuar takim me Ahmetin, duket se vizita ka karakter lokal

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi i tha Gazetës Express se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka kërkuar ta takojë Ali Ahmetin, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, partisë më të madhe të shqiptarëve atje.

Kurti të premtën do të pritet në Shkup nga kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu nga Lëvizja Demokratike dhe në Tetovë nga Bilall Kasami, kryetar i kësaj komune dhe i Lëvizjes Besa. Vizita e shefit të Qeverisë së Kosovës në Maqedoninë e Veriut shihet si përpjekje për thellimin e bashkëpunimit me opozitën shqiptare në shtetin fqinj.

“Z. Kurti nuk ka kërkuar takim me liderin Ali Ahmeti”, tha Grubi.

Nga kabineti i kryeministrit Kurti nuk janë përgjigjur konkretisht se pse ai kësaj radhe nuk do të takohet me Ahmetin.

Grubi i tha Expressit se “duket se vizita ka karakter lokal”.

UBT

“Nga paralajmërimi i zëdhënesit të qeverisë së Republikës së Kosoves, duket se vizita ka karakter lokal me ftesë të kryetarevë te dy komunave për manifestime të tyre lokale”, tha zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se “vizita e kryeministrit Kurti në Maqedoni të Veriut do të realizohet me ftesë të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, me rastin e riemërtimit të një rruge në Shkup me emrin e veprimtarit Adem Demaçi dhe inaugurimit të një segmenti të rëndësishëm rrugor të lidhjes Prizren-Tetovë”. Ai në përgjigjen për Radion Evropa e Lirë, duke përmendur thjesht se Kurti e Ahmeti janë takuar “në kuadër të Forumit të Prespës në Strugë” dhe se “komunikimi ndërmjet kabineteve qeveritare është i rregullt”.

Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut që vjen nga BDI-ja, tha të hënën se s’janë informuar zyrtarisht për vizitën e Kurtit, duke pandehur se ai s’do të shkojë si kryeministër.

“Ne nuk kemi informacione zyrtare për ardhjen e Kurtit. Kështu, me shumë gjasë ai nuk është duke ardhur si kryeministër. Po shohim nëpër rrjetet sociale, vetëm komunikim partiak, kështu që, me të vërtetë nuk e kam idenë se për çfarë vizite bëhet fjalë”, tha Osmani në telvizionin Sitel.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.