FITORJA

Grubi: Heqim dorë nga kryeministri shqiptar për hatër të integrimeve në BE

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, tha se vendimi i BDI-së për deponim të dorëheqjeve të nga Qeveria ka ardhur në të mirë të integrimeve të shtetit tonë në Bashkimin Evropian.

Grubi tha se me këtë vendim, BDI-ja i ka hapur rrugë opozitës maqedonase që të votoj për ndryshimet kushtetuese.

Tutje ai tha se BDI-ja me këtë vendim njëherazi ka hequr dorë edhe nga premtimi për kryeministrin e parë shqiptar (që u premtua në zgjedhjet e fundit), në të mirë të qytetarëve, pra për hatër të integrimeve në BE.

ARKATANA

“Në qoftë se ne shkojmë në opozitë, me ç’rast, opozita do i kishte votuar ndryshimet kushtetuese, pasi që nevojiten 2/3 në Kuvend, ne kemi thënë që për të ardhmen e vendit tonë, jemi të gatshëm të ngrejmë dorë edhe nga qeveria e përkohshme, edhe nga kryeministri shqiptar, edhe nga mandatet tona. Çdo gjë që është marrëveshje politike e koalicionit, ne heqim dorë vetëm me kusht që opozita maqedonase ti votojë ndryshimet kushtetuese”, tha Grubi për T7.

Tutje ai tha se në rast të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, BDI-ja nuk do të garojë e vetme, por që i fton të gjitha partitë tjera politike të Maqedonisë së Veriut t’i bashkëngjiten frontit partiak pro-evropian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.