Gruaja gjilanase fuqishëm përkrah “Misionin e ri”

Gjilan – Para një pjesëmarrje të madhe prej qindra grave gjilanase kandidatët për deputet nga lista e koalicionit për “Misionin e ri” Salihe Mustafa, Florina Kadriu, Labinota Murtezi, Nafie Gash, Zenun Pajaziti, Qemajl Mustafa dhe Sabedin Kadriu prezantuan programin e madh të “Misionit të ri” dhe përfshirjen e grave në te.
U tha se kjo qeverisje do të ketë 50% të grave të përfshira në qeverisjen e “Thaçi-3” dhe padyshim që gruaja zë vendin e saj meritorë.
Bukurie Musliu koordinatore e Gruas Demokratike- GDK në Gjilan u shpreh se gruaja përgjatë historisë së saj ka bërë revolucion, dhe këtë revolucion po e bëni edhe ju sot, ju që tundni djepin dhe keni aftësinë që të shtoni njerëzimin”.
Selvete Shurdhani nga PD falënderoi të pranishmet duke u shprehur se jemi shumë të kënaqur që këtë fushatë të vitit 2014 për zgjedhjet nacionale po e bëjmë bashkë dhe padyshim që misioni i ri po pranohet nga të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe në mbarë Kosovën thuhet në njoftimin e degës së PDK-së./rajonipress/