FITORJA

Gruaja e Titos: Rankoviqi solli 300 mijë persona nga Shqipëria në Kosovë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Sipas bashkëshortes së presidentit të ish federatës së Jugosllavisë, Josip Broz Tito, Jovanka Broz pas luftës nacional çlirimtare, Aleksnadar Rankoviq në Kosovë ka sjellë rreth 300 mijë shqiptarë të rinjë nga Shqipëria.

Në librin “Jeta ime, e vërteta ime”, Jovanka Broz ka shkruar se Rankoviqi duke menduar se në Kosovë po sjell komunistë shqiptarë ka rezultuar që ata të jenë nacionalitët më të mëdhenj.

Në librin për gruan e Titos që e ka shkruar publicisti serb në Beograd, Zharko Jokanoviq, janë shkruar edhe shumë kujtime për ngjarje ku ajo ka qenë ppjesëmarrëse direkte ose indirekte. Ajo ka hedhur dritë mbi disa ngjarje që kanë qenë të dyshimta, të heshtura ose vendimmarrëse në kohën e ish Jugosllavisë.

Përkundër këtyre pohimeve të gruas së Titos, Alekasandës Rankoviq njihet si njëriu që me politikën e tij bëri asgjësimin më të madh dhe shpërnguljen më të madhe të shqiptarëeve nga viset e tyre.

Në qershor të vitit 1948, pas acarimit të raporteve politike në mes të Beogradit dhe Moskës, PK e Jugosllavisë u përjashtua nga organizata e partive të shteteve komuniste ”Informbyro” dhe me këtë rast prishen marrëdhëniet e BRSS dhe aleatëve të saj, me Jugosllavinë e AVNOJ-it.

Në këtë situatë Shqipëria mbajti anën e organizatës: informbyro, dhe mbetja e saj në pozitat pro-sovjetike bëri që t´i prish marrëdhëniet e “mira”që kishte me RFPJ-në nga viti 1945.

Ndonëse gjatë periudhës 1945-1948 pozita e shqiptarëve në Kosovë dhe në viset tjeta etnike ishte e keqe, prishja e marrëdhënieve Jugosllavi-Shqipëri, vetëm sa e ka nxitur edhe më shumë përkeqësimin e pozitës së tyre.

Mobi Casa

Regjimi jugosllavë i drejtuar nga binomi Tito – Rankoviq, duke e shfrytëzuar këtë situatë, riaktualizoi projektet antishqiptare të Vasa Çubrilloviçit (të marsit 1937 dhe fillimnëntorit 1944) për asgjësimin, asimilimin apo shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike.

Kjo politikë antishqiptare shetërore që kishte nisur akoma pa përfunduar mirë lufta e dytë botërore (1944), në këtë periudhë mori përmasa të reja gjenocidale.

Vetëm në vitin 1948 regjimi komunist, arrestoi dhe nxori përpara gjyqit 306 shqiptarë, të akuzuar për vepra penale kundër shtetit.

Ndryshe, Aleksandar Rankoviç ishte figurë e lartë politike jugosllave, zëvendëspresident i ish-RSFJ-së. Në vitet 1950-1960 ishte në krye të organeve të sigurimit të shtetit në Jugosllavi. Nga viti 1946 deri më 1966 – ministër i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë.

Që nga viti 1956 – zëvendëskryeministër, anëtar i Sekretariatit të KQ të LKJ, anëtar i KQ të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë, ka mbajtur një numër të tjera qeveritare dhe postet partiake.

Është konsideruar dhe si kasap i Kosovës.

U shkarkua nga detyra dhe u përjashtua nga forumet e partisë pas skandalit të përgjimit të mareshalit J.B. Tito në rezidencën e ishullit të Brionit. /zhurnal/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.