HW

Gruaja e Sandokanit kërkesë Margiona Gecit: Fillo zbardhjet e vrasjeve nga babai yt kriminel

/ 2 minuta lexim
HW

Sanije Rexha, bashkëshortja e ish-komandantit të UÇK-së, Abedin Rexha (i njohur në luftë si Sandokani), i ka kërkuar deputetes së LDK-së, Marigona Gecit që të kërkojë hetimin e vrasjeve në Kosovë nisur nga babai i saj, Gani Geci.

Sanije Rexha e ka quajtur Gani Gecin vrasës serik të çlirimtarëve, tradhtar të kombit, kidnapues, intrigant e kriminel.

“Ku po jetojmë? Vajza e vrasesit serik të çlirimtareve , tradhtarit te kombit, Gani Gecit, Marigona Geci paska kerkuar hetim për vrasjet në Kosovê. Moj e mjerë, fillo nga babai yt tradhtar, kindapues,vrases, intrigant , kriminel e shkuar krimineli !”, ka shkruar Sanije Rexha.

Deputetja Marigona Geci, të premtën në seancën e Kuvendit, foli për vrasjet duke përmendur këtë si arsyetim për tërheqjen e nënshkrimit të saj nga iniciativa e PDK-së për mbështetjen e Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike.

HW

“Kam disa arsye të cilat tani do t’i përmend. Ju vuajtjet tona para disa ditësh na i kemi marr si dobësi dhe si ligësi, por tani do t’ju tregoj se as nuk jemi të dobët dhe as të ligë. Nënshkrimin tim e kam tërhequr nga iniciativa e PDK-se sepse edhe më herët kam pasur informacione, por tani ani e di saktë nga një aktakuzë publike se kryetari dhe ish-kryetari i partisë suaj janë të dyshuar për vrasjet politike në Kosovën e pas luftës”, tha ajo. “Mua po më duket se ju keni menduar se n e si familjarë të viktimave të dhunës politike që kanë ndodhru në Kosovë pas l;uftës nuk kemi guxim të flasim të vërtetën”.

Gani Geci pasluftës ishte pjesë e LDK’së. Më 2006 kur ishte ndarë LDK-ja kishte kaluar në LDD për t’u kthyer prapë në Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Geci është vrasës i dyfishtë. Një vrasje e ka kryer në luftë ndërsa një pasluftës për të cilën ka mbajtur edhe disa vite burgim.

Në zgjedhjet e fundit vajza e Gani Gecit është renditur gruaja më e votuar në LDK pas Vjosa Osmanit. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.