Fundamenti

Gruaja e parë me këmbë të amputuar ngjitet në Everest

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Arunima Sinha nga India, e cila ka humbur një këmbë kur ajo ishte hedhur nga një tren në lëvizje, është gruaja e parë që me një këmbë të amputuar të pushtojë majën më të lartë në Everest, njoftuan organizatorët e ekspeditës së saj.

Arunima (26) të martën në mëngjes mbërriti në majën më të lartë të botës Mount Everest (8848 metra) pas sakrificës për t’u ngjitur përpjetë nga kampi në Nepali.

Ajo ishte nisur të hënën mbrëma nga kampi, për të arritur majën gjatë paradites të së martës, në orën 10:55. Këto detaje i bëri të ditur themeluesi i organizatës “Asian Trekking”, e cila udhëhoqi ekspeditën.

GRANDEMALL

Dy vjet më parë Arunima ishte hedhur nga një tren në lëvizje nga grabitësit, të cilët u përpoqën ta vjedhin çantën e saj.
Treni që erdhi nga shiriti i kundërt ia kishte prerë këmbën e majtë, të cilën mjekët ishin detyruar ta amputonin deri në gju për ta shpëtuar jetën e saj.

“Isha detyruar të bëj diçka në jetën time për t’i ndaluar njerëzit që të më qajnë”, tha alpinistja.Gati 4 mijë alpinistë janë ngjitur në Everest pas vitit 1953, kur vendin e parë e fitoi Edmund Hillary dhe Tenzing Norgaj.

Tom Viteker, alpinist britanik, në vitin 1998 u bë njeriu i parë i cili me aftësi të kufizuara ka pushtuar Everestin, 20 vjet pas humbjes së një këmbe në një aksident trafiku.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.