Gruaja Demokratike shpërndanë dhurata për familjet skamnore
Gjilan – Gruaja Demokratike e Kosovës (GDK) në Gjilan, në prag të festave të fund vitit ka realizua aktivitet bamirësie, ku përmes këtij aktiviteti disa familjeve skamnore u ka dhuruar pako ushqimore, veshmbathje dhe dhurata për fëmijë.
“Duke qenë të vetëdijshme se në Komunën tonë, edhe më tej vazhdon të ketë familja me kushte të vështira ekonomike dhe në nevojë, së bashku me disa donator vendosëm të shënojmë një akt solidariteti me shpërndarjen e këtyre pakove, për tu treguar se ne mendojmë edhe për këtë shtresë të shoqërisë sonë. Poashtu jemi të vetëdijshme se me një aktivitet si ky nuk arrijmë të zbusim gjendjen e rënduar të shumë familjeve të cilat jetojnë në kushte jo të mirë ekonomike, prandaj ne si GD por edhe si PDK do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me aktivitete të kësaj natyre por edhe me angazhimin tonë që mirëqenia e këtyre familjeve të jetë e përhershme përmes zgjidhjes institucionale” thuhet në njoftimin e Arzie Nuhiut./rajonipress/


