Hidromorava

Gruaja Demokratike ka dëshmuar pjekuri të lartë politike e kombëtare

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Gruaja ka treguar integrimin dhe konsolidimin e rolit të gruas në shtetin dhe në shoqërinë e vendit tonë. Gruaja Demokratike ka dëshmuar pjekuri të lartë politike e kombëtare dhe përgjegjshmëri për të ardhmen si dhe aftësi të larta organizative në tubimin e gruas dhe në ndërtimin e rolit të saj në shoqëri ka thënë Begzad Sinani.

Kryesia e Gruas Demokratike në Kamenicë mbajti një takim me strukturat e GD-së, ku morën pjesë edhe Deputetet e Kuvendit të Kosovës Salije Mustafa dhe Sala Shala Berisha, Xhevahire Izmaku, Laura Pozherku, Dhurata Hoxha, Leunora Morina Bunjaku etj.

Këtë takim e hapi kryetarja Filloreta Lakna-Rexha ku shpalosi para të pranishmëve raportin 1 vjeçar të punës së Gruas në Kamenicë duke kujtuar rolin historik që gruaja, anëtare, aktiviste, simpatizantë ka luajtur në periudhat më të vështira të luftës sonë për liri, pavarësi dhe demokraci.

Uji Dea

Kryetari i Komunës Begzad Sinani përshëndeti takimin e Gruas Demokratike dhe tha se sot po ashtu, kujtojmë dhe vlerësojmë lart rolin e gruas në shoqërinë tonë, në organizimin e jetës politike, në jetë shtetërore, në arsim, në shëndetësi, në biznes, në kulturë, në sport, në ngritjen dhe edukimin e familjes sonë. “Gruaja më shumë se çdo kush tjetër është ajo që na i hapë dyert kah bota demokratike, përfshirja e të rinjve dhe grave dhe zgjerimi me anëtarësi të re është faktor i rëndësishëm për të identifikuar kërkesat e anëtarësisë së gjerë, për t’u ballafaquar me sfidat e ardhshme dhe për të krijuar hapësirë për hapje edhe më të madhe në zgjedhjet e ardhshme”.

Sinani tha se ne dëshirojmë një shoqëri në të cilën asnjëri nuk mbetet prapa, sepse çdo njeri ka vlera të paçmueshme dhe sepse mirëqenia e çdo qytetari është mirëqenie e të gjithë qytetarëve dhe mirëqenia e shoqërisë në përgjithësi. “Gruaja ka treguar integrimin dhe konsolidimin e rolit të gruas në shtetin dhe në shoqërinë e vendit tonë. Gruaja Demokratike ka dëshmuar pjekuri të lartë politike e kombëtare dhe përgjegjshmëri për të ardhmen si dhe aftësi të larta organizative në tubimin e gruas dhe në ndërtimin e rolit të saj në shoqëri”.

Partia Demokratike e Kosovës, ishte dhe mbeti parti e vlerave dhe këto vlera e kanë burimin e tyre, e kanë në inkuadrimin dhe përfaqësimin e lartë të gruas dhe të rolit të saj dhe të të rinjve. “Në zgjedhjet e fundit parlamentare, kemi arritur që në listat për deputet, kandidatet nga PDK-ja t’i fitojnë vendet e tyre me votë burimore nga qytetarët, për dallim prej subjekteve të tjera ku një numër shumë i madh i tyre ka hyrë në bazë të çelësit ligjor e jo me vota. Kjo flet për vlerat dhe cilësitë që ka gruaja në Partinë Demokratike të Kosovës, për përkushtimin, angazhimin dhe besimin e lartë. Edhe sot ju bëjë thirrje që të punojmë bashkërisht për të shtuar radhët e PDK-së me femra, që të krijojmë hapësirë për të manifestuar punë dhe aktivitete nga fusha të llojllojshme, në mënyrë që qeverisja jonë e ardhshme të jetë ajo që përfaqëson interesin më të mirë të familjeve tona e të fëmijëve tanë. Ju jeni ato që mund ta bëni këtë punë më së miri, sepse ju keni aftësi e dije”k përfunduar Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.