Eko Higjiena

Gruaja Demokratike e Kosovës takon gratë nga diaspora

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në të gjitha kohërat, diaspora jonë, ishte e preokupuar me gjendjen e rëndë që mbretëronte në Kosovë. Diaspora ka dhënë kontributin e vet në të gjitha rrethanat e vështira që kaloi vendi ynë, ajo edhe sot po kontribuon në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës, kështu ka thënë kryetarja e Gruas Demokratike të Kosovës në Gjilan Shukrije Rapuca, në takimin e organizuar nga GDK për gratë e diasporës.

Rapuca ka shtuar se diaspora shqiptare ishte dhimbje e përhershme, por edhe krah i fuqishëm ndihmesë për ne, në të gjitha format e mundshme në përkrahje të familjeve, miqve e vendit. Ju i mbështetët burrat tuaj, vëllezërit e familjen për rezistencën që u bë deri në çlirimi. Edhe në planin humanitar dhe ekonomik, kontributi juaj është i pazëvendësueshëm.

Ndërsa sekretarja e GDK-së Arzie Nuhiua në këtë takim ka thënë se Sllogani “Mirë se erdhët bashkatdhetarë”, që ju bie në sy sapo të keni ardhur në vendlindje, është kujdes i Qeverisë së Kosovës dhe kësaj lokale për të respektuar kontributin tuaj të çmueshëm dhe të jashtëzakonshëm që dhatë për Kosovën, e në veçanti për vendlindjen tuaj, Gjilanin.
Partia Demokratike e Kosovës, çmon lartë këtë kontribut tuajin duke qenë mirënjohëse përherë dhe kështu duke qenë në pushtet, PDK në nivel vendi po edhe në atë lokal, po bënë përpjekje dhe angazhim të jetë në shërbimin tuaj” ka thënë ajo.

UBT

Nuhiu tha se Komuna e Gjilanit, në këtë sezon të pushimeve tuaja, ka ngritur të gjitha kapacitet në shërbimin tuaj administrativ duke shtuar orarin e punës në shërbimin e gjendjes civile, ku edhe shtuna është bërë ditë e plotë punë vetëm për ju, në mënyrë që ju të pajiseni sa më shpejt dhe me kualitet, me dokumente të nevojshme dhe të ju mbetet kohë e mjaftueshme për pushime në familjet tuaja ka thënë Nuhiu.

Anëtarja e kryesisë së GDK-së Ajshe Matoshi, ka potencuar se mërgata jonë gjithnjë ishte në mbështetje për të gjitha organizimet e rezistencës që bëhej në Kosovë, kundër padrejtësive të kohës. “Ne mburremi me ato nxënëse e studente, me ato punëtorë të vyeshme kudo që punoni, që me potencialin e tyre intelektual, politik e ekonomik keni arritë rezultate të shkëlqyeshme dhe kështu të jeni ambasadore të denja të Republikës së Kosovës” tha Matoshi

Në anën tjetër të pranishmet që ishin në këtë takim zonjat e zonjushat nga diaspora, duke shprehur mirënjohjen për një ftesë që i është bërë nga GDK, kanë deklaruar se jemi krenare dhe ndjehemi shumë mirë kur vijmë në vendlindje, dhe shohim që shteti ynë po ndërtohet përherë e më shumë./rajonipress/