ARKATANA

Gropa që po terrorizon qytetarët, ka tri vite pritje për ta riparuar dhe askush nuk brengoset nga komuna

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Gropa e hapur nga kompania e Bajram Hasanit nuk u mbyll kurrë, Komuna as nuk veproi e as nuk e ndëshkoi kompaninë. Qytetarët e lagjes tek parku i qytetit pothuajse çdo ditë i dëmtojnë veturat ndërsa shpresat se dikush nga komuna do ta rregulloj janë të vogla. Paramendojeni kush e ka udhëhequr Gjilanin tash e katër vite, kryetar pa ndjenja e asnjë respekt për qytetarët shprehen banorët e zonës qendër.

Kjo gropë ka një histori interesante ndërsa ka katër vite që ajo është e dëmtuar ndërsa vozitësit duhet të kalojnë çdo ditë nga e njëjta rrugë e dëmtuar.

Ish ministri Bajram Hasani e kishte hapur një kanal të gjatë për një kabllo të rrymës që ishte në interes të tij personal, ndërsa punëtorët e tij e kishin dëmtuar edhe rrugën. Edhe pse kishte premtuar se gjendjen do e kthejë në situatën e mëparshme që nga korriku i vitit 2022 gropa e hapur ende nuk është mbyllur. Drejtoria e shërbimeve publike edhe pse kishte premtuar se situata do të kthehej në gjendjen e njëjtë, kjo nuk ka ndodhur kurrë, ndërsa kompania as nuk është dënuar e as nuk e ka kryer punën.

Gropa në zemër të qytetit po shkakton nervozizëm tek vozitësit e sidomos banorët dhe bizneset e afërta.

Në korrik të vitit 2022 ish ministri Bajram Hasani që sipas komunës kishte “leje”, për ta shkatërruar parkun e qytetit, hapi një kanal të gjatë për të instaluar një kabllo të rrymës që duhej të kalonte nëpër zemrën e parkut të qytetit për ta dërguar tek ndërtesa e tij kolektive.

Mobi Casa

Atë kohë drejtori i shërbimeve publike Mentor Mihovci pati deklaruar se kompania që po kryen punimet është e pajisur me leje, ndërsa rruga ishte prerë disa metra dhe kurrë sështë kthyer në gjendjen e mëparshme.

Mentor Mihovci për rajonipress pati deklaruar se kërkesa është bërë nga Bajram Hasani të cilin as që e kam njohur. “E di që inxhinierët e tij kanë ofruar arsyetime të forta dhe unë s`kam pasur qare pa i dhënë qasje dhe leje” ishte shprehur Mihovci.

Banorët e zonës që jetojnë afër parkut patën shprehur shqetësimin e tyre për parkun e shkatërruar dhe për rrugën e asfaltuar që po dëmtohej./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.