ARKATANA

Gropa e hapur nga kompania e Bajram Hasanit nuk u mbyll kurrë, Komuna as nuk veproi e as nuk e ndëshkoi kompaninë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ish ministri Bajram Hasani e kishte hapur një kanal të gjatë për një kabllo të rrymës që ishte në interes të tij personal. Edhe pse kishte premtuar se gjendjen do e kthejë në situatën e mëparshme që nga korriku i vitit 2022 gropa e hapur ende nuk është mbyllur. Drejtoria e shërbimeve publike edhe pse kishte premtuar se situata do të kthehej në gjendjen e njëjtë, kjo nuk ka ndodhur, ndërsa kompania as nuk është dënuar e as nuk e ka kryer punën.

Një gropë në zemër të qytetit e hapur nga kompania e ish ministrit Bajram Hasani po shkakton nervozizëm tek vozitësit e sidomos banorët dhe bizneset e afërta.

Në korrik të vitit 2022 ish ministri Bajram Hasani që sipas komunës kishte “leje”, për ta shkatërruar parkun e qytetit, hapi një kanal të gjatë për të instaluar një kabllo të rrymës që duhej të kalonte nëpër zemrën e parkut të qytetit për ta dërguar tek ndërtesa e tij kolektive.

Atë kohë drejtori i shërbimeve publike Mentor Mihovci pati deklaruar se kompania që po kryen punimet është e pajisur me leje

Mentor Mihovci për rajonipress pati deklaruar se kërkesa është bërë nga Bajram Hasani të cilin as që e kam njohur. “E di që inxhinierët e tij kanë ofruar arsyetime të forta dhe unë s`kam pasur qare pa i dhënë qasje dhe leje” ishte shprehur Mihovci.

FITORJA

Mihovci gjithashtu ka thënë se kompania është zotuar se do ta kthej gjendjen në normalitet, ndërsa ende pjesa e rrugës ku është shkatërruar, dhe prerë asfalti nuk është rregulluar.

Banorët e zonës që jetojnë afër parkut patën shprehur shqetësimin e tyre për parkun shkatërruar dhe për rrugën e asfaltuar që po dëmtohej.

“As në kohën e Serbisë nuk kishte me ndodhur kjo pamje e shëmtuar që i ndodhi parkut të qytetit dhe rrugës që është prerë asfalti” ishte shprehur Zijadini një banor i qendrës së qytetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.