Gripi shkakton edhe depresionin

Mirëpo gripi jo vetëm që na e merr energjinë e vetme që na ka mbetur në trup, por po ashtu e rritë edhe rrezikun për depresion, thonë shkencëtarët.
Ftohjet, gripi dhe krimbat e barkut e kanë po të njëjtin efekt, thotë ky studim i ri.
Studime të mëparshme kanë treguar se pacientët të cilët janë të hospitalizuar me disa lloj infeksione, po ashtu janë të rrezikuar që të vuajnë nga depresioni dhe skizofrenia, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Një studim në Danimarkë, ka gjetur një lidhje të ngushtë në mes infeksioneve dhe sëmundjeve mendore tek njeriu.