Grihet dilemë nëse është kushtetues emri FAK për FSK’në

“Thënë shkurt jo FAK por FARK! Nëse dikush ka dashur që t’i ikë këtij emërtimi atëherë ato trupa kanë mundur t’i emëroj Ushtria e Republikës së Kosovës. Por FAK është antikushtetuese”, shkruan sot “Bota Sot”.
Cili duhet të jetë emri i ushtrisë së ardhshme të Kosovës? Pse nuk mund të jetë FAK, një shkurtesë që më shumë ngjet si pezhorative për ne, ndërsa mohohet çuditërisht nga mëritë që kishin dikur kundërshtarët e FARK-ut, shkurtesës së trupave të armatosur të Republikë së Kosovës gjatë luftës me Serbinë.
Qeveria e Kosovës, gjatë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës, nuk e ka përmendur fare fjalën Republikë ashtu siç do të duhej të përdorej edhe me anë të Kushtetutës së Kosovës. Neni 1 i Kushtetutës së Kosovës flet për përkufizimin e shtetit dhe këtu shihet qartë se emërtimi i saj është Republika e Kosovës, shkruan gazeta.
“Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”. Vendimi për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur, i miratuar në Qeverinë e Kosovës,u vlerësua si hap pozitiv për shtetin e Kosovës. Mirëpo, ajo që po del jo kushtetuese është emërtimi i saj.