Hidromorava

Grezda: Të ardhmen e vendosi pas dy javëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Thirrja e Kombëtares është tepër e madhe. Ashtu si ka ndodhur gjithmonë me lojtarët kuqezi, edhe Eros Grezda vendosi dëshirën dhe përgjegjësinë përpara shëndetit, duke luajtur i dëmtuar në miqësoren e fundit me Norvegjinë.

Nga ai moment, siç tregon për Supersport, nisi kalvari i dëmtimit që e mbajti gjatë jashtë fushave të lojës, por tashmë gjithçka ka kaluar.

“Që nga momenti i dëmtimit, në total rikuperimi im shkoi 40 ditë. Kam luajtur në dy ndeshjet e fundit dhe shpresoj të rikthehem në formën më të mirë”, deklaroi sulmuesi gjakovar.

Për Grezdën, Shqipëria mbetet kryefjala, me sulmuesin gjakovar që po punon shumë të jetë gati për miqësoret e programuara në fund të muajit maj dhe në fillim të Qershorit.

“Vërtetë gjithmonë pres me padurim që të vesh fanellën e Kombëtares. Po punoj që të kthehem në formë për miqësoret ndaj Kosovës dhe Ukrainës”, u shpreh Grezda.

Mobi Casa

Edhe në ato ndeshje, 23-vjeçari pritet të jetë një prej shtyllave të ekipit kuqezi, sepse ashtu siç ndodh edhe te Osijeku, ku pavarësisht formës jo optimale fizike, ai mbetet lojtari më i mirë në fushë.

“Kur bëj 2-3 herë sprinte, ndjej pak probleme, por me Cibalian kisha marrë notën më të lart të ndeshjes. Edhe vendi i 4-t në kampionat është i kënaqshëm, sepse të dërgon në Evropë”, tha Grezda.

Në këtë pjesë të sezonit, diskutimet për merkaton janë të pashmangshme. Sulmuesi kuqezi ka qenë gjithmonë në fokusin e klubeve nga ligat e mëdha evropiane, por Grezda i ka të qarta idetë.

“Në dy javët e ardhshme do të mësohet edhe fati im. Kampionati gjerman është ai që më pëlqen”, deklaroi Eros Grezda.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.