Fundamenti

Grevë njëorëshe e punëtorëve të “Hidromoravës”, punëtorët thonë se ndjehen të injoruar nga menaxhmenti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Të martën punëtorët e Kompanisë “Hidromorava” në Gjilan kanë mbajtur grevë njëorëshe, me kërkesat që ia kanë parashtruar menaxhmentit të Kompanisë. Përkundër vullnetit tonë për mos mbajtjen e grevës jemi të detyruar ta bëjmë këtë sepse ndjehemi të injoruar në kërkesat tona nga menaxhmenti aktual, këtë e bazojmë duke filluar nga kërkesat e mëhershme për përmirësimin e kushteve tona të punës thuhet në reagimin e këshillit grevist.

Më lejoni t`i përmendi dy-tri kërkesa të fundit drejtuar menaxhmentit :

1. Kemi kërkuar nivelizimin e pagave sipas vendeve të punës dhe kualifikimit
2. Gjatë kohës së pandemisë edhe pse kemi punuar pa ndërprerje të procesit të punës kemi kërkuar stimulim (ndihmë) për të gjithë punëtorët, pasi qeveria gjegjësisht ministria e ekonomisë ka ndarë mjete për kompaninë tonë e nga të cilat mjete asgjë nuk i është ndarë punëtorëve.
3. Gjatë muajit dhjetor 2021 prapë kemi kërkuar ndihmë nga kompania, rritje të pagave dhe ndihmë për fundvit për shkak të shtrenjtimit të shportës së konsumatorit.

Hidromorava

Për të gjitha këto kërkesa nga menaxhmenti asnjëherë nuk kemi hasur në mirëkuptim, gjithherë është arsyetuar se nuk po na lejohet nga njësiti dhe bordi i drejtorëve, ku ne mendojmë se njësiti nuk është pengesë vetëm për kompaninë tonë, e për kompanitë tjera jo, ku njësiti është i gjithë kompanive të ujësjellësve të Kosovës.

Në vazhdën e kësaj ne punëtorët jemi të indinjuar me menaxhmentin dhe me rastin e hapjes së konkursit për pranimin e punëtorëve të rinj edhe pse jemi të bindur se ky numër i punëtorëve të kërkuar ka mundur dhe mundet të zëvendësohet në disa vende me punëtor të brendshëm të kompanisë
.
Me respekt! Udhëheqësia e Sh.S.
E KRU “Hidromorava” Sha Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.