FITORJA

Greta, mes muzikës dhe politikës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Greta Koçi vazhdon të ketë dashuri edhe ndaj politikës edhe ndaj muzikës, ndërsa pas një viti e gjysmë, kur gurin e përkushtimit e kishte vendosur në politikë si nënkryetare e Forumit Rinor të PD-së, tashmë rikthehet në muzikë me një këngë të re dashurie.

“Nga klipi i fundit ka kaluar një vit e gjysmë. Po kaq kohë ka kaluar edhe nga daljet e mia nëpër evente apo festivale të rëndësishme, ku publiku ishte mësuar të më ndiqte shpesh. Pra, ka qenë një periudhë pauze në muzikë, për një angazhim mjaft të rëndësishëm dhe serioz timin, siç është drejtimi i ‘FRPDSH-së’”, ka deklaruar këngëtarja për Panorama.

22-vjeçarja ka sqaruar se të dy profesionet vazhdon t’i ketë në plan të parë dhe se “publiku po mësohet tashmë që në politikë kanë një këngëtare të dashur të tyre”.

Mobi Casa

Kënga e re e Gretës mban titullin “What’s up” dhe është në bashkëpunim me reperin GMBC.

“Sigurisht që në këtë periudhë e kam planifikuar të kem muzikën në plan të parë, në kuptimin e krijimtarive të shumta, që do të sjell për publikun. Gjithsecili ndërton një strategji në punën e tij… Kënga është pëlqyer mjaft dhe klipi gjithashtu”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.