UBT

Greta Koçi tregon për fansin që donte ta vriste

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Yjet janë shpesh të rrezikuar nga vetë fansat e tyre.Kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren Greta Koçi, e cila madje është kërcënuar me jetë.

Greta ka treguar për suplementin Bluetooth për rastet kur pikërisht fansat e saj kanë qenë ata që nuk e kanë bërë të ndihet e sigurt.

Fundamenti

Ajo rrëfen disa raste: “Disa prej tyre më ndjekin që nga shtëpia, madje është një që vjen pas meje me bicikletë. Ka pasur shumë raste të tilla dhe marr shpesh komplimente dhe deklarata dashurie. Por fama dhe adhurimi nuk janë gjithmonë të këndshme” – ka thënë Greta duke veçuar një rast kur është ndjerë e kërcënuar.

“Ka qenë një djalë nga Korça, quhej N. Ishte moshë e madhe, diku rreth 30 vjeç dhe shumë i fiksuar pas meje. Kishte arritur t’i gjente të gjithë numrat e telefonave të mi dhe familjarëve dhe telefononte vazhdimisht. Ai më thoshte se do martohemi bashkë ose do vras veten. Fillimisht nuk e morra seriozisht por telefonatat u bënë të shpeshta. Në disa raste ka folur edhe me prindërit e mi duke i thënë se ose bëhet e imja ose nuk ka” – ka treguar këngëtarja.