Greta Daci, 24-vjeçarja nga Peja që pretendon ulëse në Kuvendin e Kosovës!

Greta Daci është 24 vjeçarja nga Peja, magjistër në shkenca sociale, bagazhi i së cilës ka bërë që subjektet politike të shprehin interesim për t’a pasuruar listën zgjedhore, si kandidate për deputetë në zgjedhjet që po vinë.
Msc. Greta Daci nga Peja e lindur më 05.06.1996 në qytetin e Pejës, komuna Pejës. Ajo ka përfunduar Studimet Bachelor i përfundoj pranë “Universitetit Haxhi Zeka” në Pejë, në dy fakultete ku mori titullin “Bachelor i Drejtësisë” si dhe “Bachelor i Arteve i Menaxhimit në Turizëm dhe Hoteleri”, dy fakultetet i vijoj paralelisht dhe i përfundoi në vitin 2018.
Pastaj ajo rrugëtimin e saj e vazhdoj në studimet pasuniversitare (magjistraturën) në Fakultetin Juridik pranë Universitetit Haxhi Zeka, në drejtimin Juridiko- Penal. Studimet pasuniversitare i përfundoj në vitin 2020, më temë ‘’Bashkëpunimi Juridiko Penal në mes të Republikës së Kosovës dhe shteteve të tjera’’.Studime të cilat i përfundoj me mesatare 10.0. Aktualisht është në studime pasuniversitare në shtetin Gjerman pranë Universitetit Fulda në drejtimin “Të drejtat e Njeriut në Politikë, Ligj dhe Shoqëri. Ku është edhe “Bursiste” me Bursë të ofruar nga shteti Gjerman.
Gjatë viteve 2018- 2020 punoi si ligjëruese e Gjuhës Norvegjeze pranë ‘’Qëndres Skandinave’’. Msc. Greta Daci është njohëse e gjuhëve të huaja siç janë Gj.Angleze, Gj.Gjermane, Gj.Norvegjeze, Gj.Spanjolle, Gj.Kroate. Greta Daci Është pjesëmarrëse në disa konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Ditë më parë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se listës së kësaj partie, si kandidate për deputetë do t’i bashkohet edhe Greta Daci nga Peja, gjë të cilën për Peja në Fokus e ka konfirmuar vet ajo, duke thënë se Peja meriton që t’a ketë edhe një zë të femrës në Parlamentin e Kosovës.