Uji Dea

Greqia synon fitore ndaj Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Trajneri John vant Schip ndërkohë ka shprehur respekt për “Dardanët” para duelit të 14 nëntorit, i vlefshëm për kualifikimet e Botërorit 2022.

Kombëtarja greke synon ta mbyllë fazën e grupeve në kualifikimet e Botërorit 2022 në vendin e dytë.

E për ta arritur këtë, grekët synojnë t’i mposhtin Spanjën dhe Kosovën këtë muaj, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri John vant Schip ka shprehur respekt për “Dardanët” para duelit të tyre të 14 nëntorit në “Athens Olympic Stadium”.

Mirëpo, trajneri holandez insiston se grekët duhet t’i mposhtin gjithsesi Verdhekaltrit për ta ëndërruar kualifikimin në Botërorin e Katarit.

ARKATANA

“Ndeshjet me Spanjën dhe Kosovën janë dy të fundit në fazën e grupeve. Do të luftojmë për mundësitë që i kemi për të përfunduar në vendin e dytë. Do ta përgatisim ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme për duelet e mbetura. Duhet ta kemi në kokë faktin se Kosova nuk ka qenë kundërshtare e lehtë në tri përballjet tona. Për këtë, duhet të jemi në nivelet më të larta për të nxjerrë rezultat pozitiv”, deklaroi trajneri i lindur në Kanada.

Greqia aktualisht është e treta në Grupin B me 9 pikë, katër prapa vendit të dytë, Spanja dhe gjashtë prapa lideres Suedia.

Të dyja ndeshjet e këtij muaji, me spanjollët dhe kosovarët, grekët do t’i luajnë në shtëpi.

Nga ana tjetër, Kosova është e fundit në grup me 4 pikë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.