FIDANISHTJA

Grepi i Prokurorisë nuk i sheh “peshqit e mëdhenj”

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Ngritja e aktakuzës kundër ministrit të Kthimit për huazimin e një veture zyrtare, në emër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit nga ana e Prokurorisë Speciale të shtetit të Kosovës, nga njohësit e fushës së drejtësisë dhe luftës antikorrupsion është vlerësuar si një teatër i madh i kësaj Prokurorie, pavarësisht se edhe ai huazim i kundërligjshëm nuk mund të mos jetë i dënueshëm dhe i sanksionuar sipas ligjit.

Specialja akuzon për vepra qesharake, harron vjedhjet milionëshe,shkruan gazeta Kosova Sot.
Ngritja e aktakuzës kundër ministrit të Kthimit për huazimin e një veture zyrtare, në emër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit nga ana e Prokurorisë Speciale të shtetit të Kosovës, nga njohësit e fushës së drejtësisë dhe luftës antikorrupsion është vlerësuar si një teatër i madh i kësaj Prokurorie, pavarësisht se edhe ai huazim i kundërligjshëm nuk mund të mos jetë i dënueshëm dhe i sanksionuar sipas ligjit.

Sidoqoftë, është një gjykim gjithëpërfshirës i njohësve të kësaj fushe, se Prokuroria jonë Speciale, me ngritjen pompoze të kësaj aktakuze ka dëshmuar se ka aftësi veç me raste të rendit të dytë e të tretë, gati të parëndësishme, dhe të merret vetëm me porosi që u vijnë nga politika si një interferues i pashmangshëm, por edhe i kundërligjshëm , ndërsa harron qëllimisht aferat e mëdha të mafisë “Pronto”, oligarkët e monopoleve, pushtetarët dhe mafio-oligarkët e inkriminuar si shkelës të ligjit dhe Kushtetutës, që bëjnë miliona të paligjshëm dhe ua mbushin gushën pushtetarëve të inkriminuar

United Hospital

Preteni fshikullon Prokurorinë Speciale

Gjykim negativ për lojën e luajtur me këtë rast nga Prokuroria Speciale ka edhe ish-drejtori i Agjencisë Antikorrupsion, Hasan Preteni, i cili nuk ka pasur ndonjë përvojë edhe aq të mirë bashkëpunimi me institucionet e drejtësisë në përpjekjen e tij për luftë kundër krimit e korrupsionit në dy mandate sa e ka drejtuar AKKnë. “Misioni i Prokurorisë Speciale është mjaft serioz, ajo ka për mision hetimin e krimit të organizuar. Nëse “huazimi” i një automjeti ka të bëjë me krim të organizuar, kjo është një tragjikomedi. Pra, kjo Prokurori në këtë rast, por edhe në disa raste të fundit po dëshmon se është duke punuar vetëm në rritjen e numrit të aktakuzave për t’i begatuar raportet e ” lavdëruara” para komunitetit ndërkombëtar. Kjo Prokurori shpenzon shumë dhe i paguan shumë të punësuarit. Por, çka ndodh realisht me aktakuzat që i ngritin këta…? Ato adresohen prapë te gjykatat e rregullta. Nuk ka gjykata që i trajtojnë vetëm lëndët e Prokurorisë Speciale. Pra, nuk po më kujtohet asnjë rast që është gjykuar si rezultat i aktakuzave të ngritura nga kjo “Prokurori””, tha Preteni për “Kosova Sot”.

Lojë joserioze për të mbuluar dështimin substancial në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, e ka cilësuar këtë veprim edhe deputeti i LDK-së, Adem Salihaj. “Në Kosovë korrupsioni ndiqet në mënyrë selektive, vetëm te rastet që nuk janë të lidhura me nivelet e larta. Zakonisht ndiqen rastet që nuk e kanë mbrojtjen e politikës. Rastet e nivelit të lartë, siç ishin ato të aferës “Pronto” , qëllimisht lihen në heshtje dhe me kalimin e kohës “harrohen” nga opinioni. Kjo është një praktikë e vazhdueshme në Kosovë. Përderisa në Kosovë nuk luftohet korrupsioni dhjetëra e qindra milionësh i niveleve të larta të shtetit, nuk mund të thuhet se po bëhet luftë e vërtetë kundër korrupsionit”, potencoi deputeti Salihaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.