United Hospital

Grenelli thotë se Kosova dhe Serbia kërkuan ndihmë nga SHBA’ja

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Emisari Special i presidentit të SHBA’së, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka folur sërish për marrëveshjen e arritur në Uashington mes dy palëve më 4 shtator.

Ai ka thënë se dy palët kishin thënë se është koha që të shikohej situata e tyre, pasi sipas tij, ishin injoruar për tetë vjet nga ekipi Barack Obama – Joe Biden. Ky i fundit është kundërkandidat i Trumpit për president, kurse më herët ishte zv\president.

“Ajo marrëveshje ishte vetëm pse serbët dhe kosovarët thanë se ‘mendojmë se është momenti për ne, pasi jemi injoruar për tetë vjet nga ekipi Obama – Biden, momenti të shikoni situatën tonë dhe të na ndihmoni’. Ne e bëmë dhe shikoni çfarë ndodhi. Jemi në një fushatë paqeje me një marrëveshje për normalizim ekonomik. Është një nga ato gjëra që funksionon vetëm kur një i jashtëm mendon ndryshe. Donald Trump ishte i jashtëm në atë moment që u fut dhe tha se kjo nuk ka kuptim. Ne po negociojmë për disa gjëra mes Kosovës dhe Serbisë dhe tradicionalistët, ‘ekspertët’ e Ballkanit në Departamentit Shtetëror thanë se duhet folur për çështjet politike. Ne e kemi bërë këtë për 21 vjet dhe asgjë nuk ndodhi. Trump tha ‘përpiqu të diskutojmë për marrëveshje për normalizim ekonomik, të shohim nëse ecet para. Të bisedojmë për hekurudhën, zhvillim ekonomik, krijim pune’”, ka thënë Grenell për “PSCP.tv” të hënën.

Uji Dea

Grenell ka folur edhe për çështjen e liqenit të Ujmanit, për të cilin palët u pajtuan t’ia ndërrojnë edhe emrin, pasi serbët i referohen si Gazivoda.

“Është një liqe, që pjesa më e madhe është në Kosovë e një pjesë në Serbi. Ne vendosëm që ky liqe ishte mundësi për zhvillim ekonomik dhe nuk po shfrytëzohej si duhet. Ishte pjesë e negociatave që vendosa për të shtyrë para për zhvillim ekonomik. Thamë ‘a mund Departamenti i Shtetit i SHBA’së për Energji të dërgojë një ekip të ekspertëve dhe inxhinierëve në atë liqe. E SHBA’ja të paguajë për fizibilitetin, të shihet si të mund të punojmë së bashku për të dalë me një ide për të shfrytëzuar këtë liqe për energji e për krijim të vendeve të punës. Të dyja palëve iu pëlqeu ideja që Departamenti i Energjisë i SHBA-së të vijë dhe palët nuk po dakordoheshin për emër. Unë u thashë se ne po krijojmë vende pune, po sjellim inxhinierë të analizojnë gjithë këto aspekte dhe prapë po ktheheshim tek emri. Erdhëm në konkludim ta quajmë liqenin me dy emrat që i përdorin palët. E vendosëm aty. Dy palët donin të rinegocionin për emrin. Në shaka thashë se do ta quajmë liqeni Trump. Menjëherë të dy palët thanë se mund të shkojmë me këtë emër. Tash ka nisur në fakt të shkojë në atë drejtim. Është kompromis për një çështje të komplikuar. Nisi si shaka por po funksionon si zgjidhje kjo çështje e emrit”, u shpreh Grenell.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.