Fundamenti

Grenelli për situatën në veri: Nga paqja me Trumpin, në kaos me Bidenin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar për zhvillimet në veriun e Kosovës.

Ai tha se situata ka kaluar nga paqja me Donald Trumpin, në kaos me presidentin aktual të SHBA-së Joe Biden.

“Trupat e NATO-s kanë marrë objektet në Kosovë. Trupat amerikane dhe paratë amerikane. Ne shkuam nga paqja dhe përparimi nën drejtimin e Trumpit, te kaosi dhe okupimi me trupa nën drejtimin e Bidenit”, shkroi ai në Twitter.

Uji Dea

Në mëngjesin e së hënës një numër i protestuesve serbë kanë dalë para objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Synimi i tyre është të mos i lejojnë kryetarët e zgjedhur të futen në Komunë.