HW

“Grenell të tregojë hapur që SHBA-ja është kundër prekjes së kufijve”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas Gjermanisë dhe Francës, një zgjidhje finale për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë tashmë po e kërkon me ngulm edhe SHBA’ja. Për një periudhë të shkurtër, Washingtoni ka emëruar dy Përfaqësues Special për çështjet që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor dhe dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Sekretari Mike Pompeo ka emëruar Mattheë Palmer, ndërkohë presidente i SHBA’së, Donald Trump, ka emëruar Richard Grenell si Përfaqësues Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Express.

Një gjë të tillë diplomat e njohës të politikës së jashtme po e shohin si një sinjal të rritjes së përkushtimit të SHBA’së për të zgjidhur problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë Fondacioni Heritage ka publikuar një listë me parime të cilat mund t’i ndihmojnë Richard Grenellit derisa merret me çështjen në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Nga ky fondacion problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e konsiderojnë si një çështje mjaftë delikate, dhe kanë dhënë pesë pika në të cilat Grenell duhet të bazohet meqë ka përveshur mëngët për t’iu futur punës.

HW

Instruksioni i parë për Grenell është një këshillë në të cilën thuhet se në Ballkan asgjë nuk është e lehtë, duke i bërë thirrje përfaqësuesit special të SHBA’së që të jetë syhapur.

Dhe ndër të tjera i jepet porosi Përfaqësuesit Special, të ushtrojë detyrën që i është përcaktuar dhe jo të vizatojë kufijtë e Kosovës dhe Serbisë.

Heritage i bën thirrje Grenellit që të tregoj hapur se SHBA’ja është kundër idesë së korrigjimit të kufijve./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.