UBT

Grenell reagon në Twitter: Faleminderit Albin…

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori amerikan në Berlin njëherit edhe i dërguari i posaçëm i Presidentit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka falenderuar kreun e VV-së për takimin e zhvilluar sot, raporton Gazeta Express.

Grenell përmes Twitterit ka falenderuar Kurti duke thënë se zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioritet për tërë rajonin.

“Faleminderit Albin, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të punës duhet të jetë prioritet për tërë rajonin”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Thank you, Albin. Economic development and job creation should be the entire region’s priority. https://t.co/rnNydB5U22

Eco Higjiena

I dërguari i Presidentit Trump dje ka arritur në Kosovë ku ka pasur një darkë pune me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Grenell sot ka takuar partitë politike, fillimisht ka qëndruar në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj partie, Albin Kurtin dhe kreun e Kuvendit Glauk Konjufcën.

Pas VV-së, Grenell i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett kanë qëndruar edhe në selinë e LDK-së. Aty janë pritur nga kryetari Isa Mustafa dhe nënkryetarët, Vjosa Osmani dhe Agim Veliu.

Richard Grenell gjatë prononcimit për media vazhdimisht ka porositur se në Kosovë nuk ndodhet për të ndërhyrë në çështjet politike por është këtu që të ndihmojë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.