FIDANISHTJA

Grenell pyet diplomatin gjerman: Përse BE nuk i liberalizon vizat për kosovarët?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Wolfgang Ischinger, i cili ka pasur një rol aktiv gjatë bombardimeve të NATO’s në luftën e Kosovës, ka komentuar paralajmërimin e fillimit të dialogut përmes një postimi në Twitter, ai ka shprehur habinë, duke thënë se si kjo po bëhet pa koordinim me BE’në, e kësaj i ka reaguar menjëherë Grenell, duke thënë se përse BE nuk i liberalizon vizat për kosovarët.

Pas lajmit nga i dërguari i posaçëm i SHBA’së për dialogun, Richard Grenell, se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington, ka pasur reagime të shumta, e ndër ta ka qenë edhe diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger.
Ischinger ka shprehur habinë, duke thënë se si kjo po bëhet pa koordinim me BE’në.

“Në rregull – por pse kjo do të parandalojë një qasje të përbashkët të grupit të kontaktit SHBA-BE? Mos harroni Bosnjën 95, kujtoni Kosovën 98/99, kujtoni Kosovën – Troika 2007! ‘Së bashku brenda, së bashku jashtë’ ishte motoja jonë atëherë. Funksionoi mjaft mirë. Kam frikë se kjo nuk do të përfundojë mirë”, ka shkruar Ischinger.

Ndërsa, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Grenell, i cili ka replikuar me të, duke thënë se ne i mirëpresim edhe veprimet nga BE, e jo vetëm fjalët.

Mobi Casa

Ai tutje i ka thënë Ischinger, se përse BE nuk i liberalizon vizat për kosovarët dhe se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë më shumë.

“Ne i mirëpresim të gjitha veprimet, jo vetëm bisedimet. Pse nuk bën një postim që BE të ndërmarrë veprime për vizat – të cilat i kanë premtuar prej vitesh? Populli i Kosovës dhe i Serbisë meritojnë përparim”, i është përgjigjur Grenell.

Ndryshe, nga viti 1995 deri në vitin 1998 Wolfgang Ischinger ka qenë drejtor politik në ministrinë e jashtme dhe bashkë me diplomatin e SHBA, Riçard Holbruk, ka qenë pjesëmarrës aktiv në arritjen e marrëveshjes së paqes të Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnje-Hercegovinë. Një rol aktiv mori Ischinger, në pranverën e vitit 1999 gjatë bombardimeve të NATO’s në luftën e Kosovës, duke u përpjekur intensivisht për ta vënë në lëvizje Rusinë për një politikë të përbashkët ndërkombëtare ndaj Kosovës./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.