FITORJA

Grenell përfshihet në çështjen e dinarit, merret pak me gjermanët dhe raportet e Kurtit me ta

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-emisari amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka komentuar reagimet e zyrtarëve gjermanë rreth çështjes sa dinarit dhe operacioneve të policisë për mbylljen e zyrave të Serbisë në Kosovë. Grenell, që ka shërbyer si ambasador i SHBA’së në Berlin ka shkruar për qëndrimin e Ambasadorit Jorn Rohde duke thënë se Kurti po e humb mbështetjen e tij.

”E dini është keq për Albin Kurtin kur i humb përfaqësuesit gjermanë në vendin e tij” ka shkruar Grenell.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar sot në lidhje me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e disa komunave paralele të Serbisë në vend.

Sipas tij, veprimet e njëanshme të Kosovës “vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit”.

“Përsëri, unë e mbështes plotësisht këtë deklaratë! Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve”, shkroi Rohde.

Uji Dea

“Dialogu i udhëhequr nga BE midis Kosovës dhe Serbisë është i vetmi forum i përshtatshëm për t’i adresuar këto çështje”, ka shtuar ambasadori gjerman.

Një qëndrim tjetër e ka mbajtur deputeti gjerman Michael Roth i cili e ka quajtur të të pabalancuar” qëndrimin e Ambasadorit të SHBA’së në Prishtinë për veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës. Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth, tha se Hovenier s’ka qenë kaq i qartë për Banjskën.

“Një tjetër shembull për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së (ose BE-së) për Kosovën. S’po shoh mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Bajnska, rrëmbim apo shantazh) në rajon, i dashur ambasador ShBA-së në Kosovës”, ka shkruar ai në “X”.

Grenell ka parë këto komente dhe s’ka hezituar të reagojë.

“Ambasadori gjerman në Kosovë po e turpëron publikisht socialistin gjerman ( Michael Roth)” ka shkruar Grenell në X.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.