Eko Higjiena

Grenell: Pas ekonomisë, Trump do të angazhohet edhe për zgjidhje politike Kosovë-Serbi

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Emisari amerikan për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, do të angazhohet edhe për normalizim të raporteve politike në mes të Kosovës dhe Serbisë, pasi raportet ekonomike mes dy palëve të jenë normalizuar, shkruan Gazeta Express.

Një deklaratë të tillë Grenell e ka dhënë gjatë një debati që ka pasur më një organizatë të serbëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Kosovo Online, transmeton Gazeta Express.

“Fillimisht do të krijohen kushtet për progres në ekonomi në rajonin e Ballkanit Perëndimor, më pas do të merret edhe me çështjet politike”, citohet të ketë thënë emisari amerikan.

FIDANISHTJA

Kjo deklaratë e Grenell vjen pas zhvillimeve të 4 shtatorit në Washington ku Kosova dhe Serbia u pajtuan për normalizim të raporteve ekonomike.

Më herët Grenell kishte thënë se Amerika do të merret vetëm me problemet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se Bashkimi Evropian do të merret me pjesën politike./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.