United Hospital

Grenell, një vit pas Marrëveshjes së Washingtonit: Presidenti Biden vazhdon të injorojë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe gjithë rajonin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kujtuar faktin se një vit më parë, më 4 shtator, bota festoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Normalizimit Ekonomik Kosovë-Serbi në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas Grenell, presidenti Donald Trump kishte sjellë së bashku kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hotin si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për siç ka thënë Grenell “të ndërmarrë një hap të madh drejt zgjidhjes së konfliktit të tyre historik”.

“Ishte vizioni i Donald Trump për Kosovën dhe Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet e tyre ekonomike dhe për të ndihmuar në krijimin e një rigjallërimi të plotë në të gjithë Ballkanin. Presidenti Trump besonte se konflikti i perceptuar po ndikonte në krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik për të gjithë të përfshirë. Ai gjithashtu besonte se strategjia e të folurit të vazhdueshëm rreth politikës, e udhëhequr nga evropianët, nuk po funksiononte”.

ARKATANA

Megjithatë, siç ka vlerësuar Grenell në një shkrim për “theFederalist”, kjo nuk po ndodh në kohën kur Shtetet e Bashkuara udhëhiqen nga Joe Biden.

Fatkeqësisht për Ballkanin, konsideron Grenell, Administrata e Bidenit mori qëndrimin e kundërt.

“Presidenti Joe Biden vazhdon të injorojë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe të gjithë rajonin dhe ka vendosur që ai thjesht nuk dëshiron të përfshihet. Ai nuk ka të dërguar presidencial për negociatat dhe nuk ka diskutime apo plane për rajonin brenda Shtëpisë së Bardhë. Nuk ka vizita të nivelit të lartë të planifikuara nga zyrtarët amerikanë dhe asnjë datë që udhëheqësit e Ballkanit të vijnë në SHBA”, ka shkruar ndër tjerash Grenell. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.