Grenell lëshon një ‘kërcënim’ në Beograd: Ne tërhiqemi nëse Kosova e Serbia nuk lëvizin drejt marrëveshjes

Emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një konferencë të përbashkët me kreun e shtetit serb, Aleksander Vucic, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nëse Prishtina dhe Beogradi nuk do të ulen dhe të lëvizin drejt një marrëveshje.

“Kur flasim rreth asaj nëse është e drejtë apo jo, nuk është për mua ta them. Më takon mua që të sjellë dy palët në tavolinë, dhe është në dorë të palëve për të vendosur. Palët duhet të më thonë mua se çfarë mendojnë dhe çfarë duan. Unë po bëj përpjekje për një të ardhme më të mirë, për njerëzit në Kosovë dhe Serbi. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të tejkaluar atë që të gjithë e shohin si një konflikt . Nëse dy palët nuk lëvizin dhe arrijnë një marrëveshje, në do të tërhiqemi”, ka thënë Grenell në konferencë transmeton Gazeta Express.

Grenell ka thënë se nëse të dy palët do të thonë se nuk kanë se cfarë të flasin dhe se gjithçka ka mbaruar, atëherë SHBA’të do të tërhiqen dhe do të merren me diçka tjetër.

Megjithatë ai thotë se janë duke ndjerë një energji pozitive aktualisht dhe se shpresojnë në një marrëveshje./GazetaExpress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).