Fundamenti

Grenell: Kurti s’është lider i mirë për Kosovën, evropianët s’duhet ta çonin Thaçin në Hagë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është duke qëndruar për vizitë në Serbi. Në një intervistë për “Politika”, Grenell ka thënë se nuk mendon që Albin Kurti është një lider i mirë për popullin e Kosovës, raporton Express.

Ai thotë se një qëndrim të tillë për Kurtin e kanë edhe nga administrata aktuale e SHBA-së, teksa shton se gjatë vizitës së Kurtit në Amerikë nuk kishte organizim pritjeje në Shtëpinë e Bardhë.

Grenell tutje ka thënë se Kurti ka refuzuar edhe projektin për gazsjellësin.

KKVITI

“Unë nuk mendoj që ai është një lider i mirë për popullin e Kosovës, liderë të tjerë do të ishin më të mirë. Nuk është vetëm opinioni im, unë besoj që është edhe amdinistrata aktuale amerikane e sheh në këtë mënyrë. Kujtone që ai shkoi në Washington dhe nuk e arriti as Shtëpinë e Bardhë, nuk u fut brenda. Ai ishte përgjatë rrugës me staf administrativ. Kjo s’mund të ndodhte nën Trumpin. Ne mund të organizojmë takime të nivelit të lartë dhe të çojmë mesazhe të forta dhe të qarta. Vetëm kujtoni që Kurti refuzoi të miratoj gazsjellësin, dhe Kosova ka nevojë për energji. Nuk përbën kurrfarë sensi”, ka thënë Grenell në këtë intervistë.

I pyetur tutje se cilin prej liderëve politik në Kosovë e preferon, Grenell s’ka dhënë përgjigje direkte, por ka potencuar se evropianët s’duhet ta çonin Hashim Thaçin në Hagë, meqë gjatë kohës së Thaçit kishte pasur më shumë progres në negociata.

“Evropianët nuk duhet ta çonin Hashim Thaçin në Hagë. Njerëzit e Kosovës, nëse duan të lëvizin përpara, e dinë që ne kemi bërë më shumë progres kur Thaçi ka qenë president”, ka thënë tutje Grenell./Express/