UBT

Grenell: Kurti po krijon kaos në veri, për të hequr vëmendjen nga gjendja katastrofike në ekonomi

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Ish-emisari i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për zhvillimet e fundit në veri.

Grenell ka shkruar në rrjete sociale se Kurti po krijon kaos.

“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po krijon kaos të njëanshëm në veri dhe po përpiqet qartë të shpërqendrojë popullin e Kosovës nga politikat e tij katastrofike ekonomike. Deklarata e ambasadorëve të Quintit për shtyrjen e zgjedhjeve është reaktive, e ngadaltë dhe e dobët”, ka shkruar Grenell.

ARKATANA

“Kurti ka thyer në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e Brukselit dhe Marrëveshjen e Uashingtonit.

Ai ka hedhur poshtë çdo ide amerikane që i është paraqitur. Dhe Departamenti Amerikan i Shtetit DUHET të bëhet më i ashpër me të. Ai vazhdon të mbjellë kaos. Populli i Kosovës meriton më mire”, ka shkruar Richard Grenell.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.