Eko Higjiena

Grenell-i përsërit: Taksa duhet të hiqet në mënyrë që të ketë investime

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori amerikan në Berlin, njëherit i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka përsëritur se taksa 100% duhet të hiqet.

Grenell-i përmes Twitterit ka shkruar se taksa duhet të hiqet në mënyrë që investimet të funksionojnë.

“Taksa duhet të hiqet, në mënyrë që të funksionojnë investimet. Është thelbësore”, ka shkruar Grenell-i në Twitter.

The tariffs must be dropped in order for investments to work. It’s fundamental. https://t.co/NhBejSS4RN

I dërguari i presidentit Trump ka bërë një “retweet” ndaj ish-ministrit të punëve të jashtme, Petrit Selimi, i cili ka bërë një postim në rrjetin social për planifikimin buxhetor të administratës së presidentit Trump dërguar Kongresit në lidhje me fondacionin “Sfidat e Mijëvjeçarit”, ku Kosova është anëtare, shkruan Gazeta Express.

ARKATANA

Ndërkaq kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se taksa 100% ndaj mallrave serbe do të zëvendësohet me reciprocitet ndaj Serbisë.

Ambasadori Grenell ka thënë poashtu një ditë më herët se taksa duhet të hiqet dhe reciprociteti nuk duhet të aplikohet.

Zëdhënësi i tij, Dick Custin, ka thënë se Grenell-i e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet.

“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë”, tha Custin-i.

“Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, shtoi ai./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.