Fundamenti

Grenell i përgjigjet Petrit Selimit: Nuk është e vërtetë që SHBA do të heq vizat për kosovarët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar ndaj deklaratës së Koordinatorit për Çështje të Mijëvjeçarit, Petrit Selimit, i cili ka thënë se ka mundësi që SHBA-të të heqin vizat për kosovarët brenda 45 ditësh.

“Shuplaka e fortë në fytyrë e BE-së në qëndrimin e saj racist ndaj Kosovës mund të vijë Uashingtoni dhe administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Mediat e Kosovës raportojnë se SHBA do të njoftojë për udhëtimin pa viza për Kosovën dhe Serbinë në Shtetet e Bashkuara, 45 ditë pas Marrëveshjes për Normalizimin e Ekonomik”, shkruan Selimi.

Ndaj këtij postimi ka reaguar Grenell, duke e mohuar një gjë të tillë.
“Nuk është e vërtetë”, ka shkruar shkurt Grenell, si përgjigje në Twitter, ndaj postimit të Selimit.

Selimi po ashtu kishte shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një granti do t’i mundësojnë Kosovës ndërtimin e një tubacioni të gazit në Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, për të sjellë afër Ballkanit, gazin jo-rus, për të cilën marrëveshje është duke u diskutuar tani sipas tij.

“”Diversifikimi i energjisë” ka të bëjë ndoshta me marrjen e një granti të shpejtë nga SH.B.A. së shpejti për të ndërtuar një tubacion gazi në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi duke sjellë gaz jo-rus më afër Ballkanit qendror. E gjithë marrëveshja është duke u negociuar ndërsa flasim. Njoftimi pritet para fundit të vitit”, shkroi Selimi.

Uji Dea

Këtyre postimeve radhazi, Grenell iu përgjigj shkurt: “Nuk është e vërtetë”.

Edhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se një e arritur e madhe për Kosovën ka ndodhur në Uashington rreth heqjes së vizave nga SHBA-ja.

Ai tha se Kosova tashmë ka hyrë në programin e SHBA-së për heqjen e vizave dhe tanimë janë disa procedura që duhet kryer.

“Grenell dhe O’Brien u zotuan se shpejt Kosova do të hyjë në programin e heqjes së vizave të SHBA-së. Ky program është një proces që duhet ta kalojmë”, tha ai./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.