Fundamenti

Grenell i jep shenja jete dialogut pothuajse të vdekur Kosovë-Serbi

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gazetari i Abc News në Beograd Idro Seferi thotë se ambasadori Grenell i ka dhënë shenja jete një dialogu pothuaj të vdekur mes Kosovës e Serbisë. Sipas tij, ekonomia mund të ishte shtytje për zgjidhjen e problemit mes dy vendeve.

I dërguari i SHBA- ambasadori Richard Grenell, ka dërguar porositë e pritura në kryeqytetin serb: Heqja e tarifës në Kosovë dhe ndalimi i lobimit kundër pavarësisë nga Serbia. Ai ka qenë i prerë se kjo duhet të ndalojë. Politikën e madhe do t’ua lë Beogradit dhe Prishtinës, por duhet punuar çdo ditë. Ai ka thënë se të hënën do të flitet për hekurudhat, pas marrëveshjes së linjës ajrore. Është pyetur nga gazetarët serb nëse kërkesat e tij ndaj Serbinë janë korrekte.

Grenell ka thënë se si i mbijetuar nga sëmundja e kancerit, beson se për progres duhet punuar çdo ditë.

“Faleminderit për pyetjen. Nëse diçka është ferr apo jo nuk më takon mua ta vendos. Unë nuk kam një agjendë, përveç të shtyjë palët bashkë dhe i takon palëve ta vendosin dhe do ta bëjnë e të na thonë. Unë do të fokusohem për një të ardhme të ndritshme për njerëzit e Kosovës dhe Serbisë dhe të sjellim një energji që e kemi në SHBA, duke lënë çështjet politike dhe duke u koncentruar në rritje. Ka shumë biznese që duan të vinë këtu”, tha ai.

UBT

Vuçiq ka thënë se Serbia ka qëndrim tjetër ndaj pavarësisë së Kosovës, por dialogut nuk i shmanget. Të gjithë mund të ndalojnë lobimet që gjithçka të bëhet me marrëveshje. Ai ka thënë se Serbia është e interesuar të punojë me shqiptarët, por nuk mund të pranojë tarifat.

“Nëse kjo e ndihmon popullin në Kosovë ne mund të flasim për këtë. Por, ne nuk do të mund të bëjmë punën tonë nëse pastaj na thonë se duan të anëtarësohen në organizata ndërkombëtare. Puna jonë është ta kundërshtojmë këtë pasi në çështjen statusore kemi qëndrime të ndryshme. Kjo duhet të jetë një marrëveshje. Ne do të vazhdojmë të bisedojmë dhe do ta shohim”, u shpreh ai.

Grenell ka thënë se Presidenti Trump do të impresionohej nga numri i kamerave në konferencë për shtyp. Vuçiq ia ka kthyer batutën, duke i thënë se “presidenti amerikan askund nuk do të ketë pritje më të mirë se në Serbi”.