Eko Higjiena

Grenell i ashpër me Osmanin: Turp për ju, po i manipulon fjalët e Presidentit Trump

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Richard Grenell, emisar i Donald Trump për misione të posaçme tha se Vjosa Osmani po i manipulon fjalët e presidentit amerikan, pasi presidentja e Kosovës tha se mund të konfirmonte se së fundmi është parandaluar një sulm të Serbisë ndaj Kosovës.

“Turp për Vjosa Osmanin që po manipulon fjalët e Presidentit Donald Trump”, shkroi Grenell në X.

Duke shpërndarë një pjesë të deklaratave të Osmanit në SHBA për rolin e Trump për paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Grenell tha se Osmani “po pretendon sikur”.

United Hospital

“Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë të Trumpit. Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendon sikur kishte diçka të re është absurde”, shkroi ai.

Osmani po qëndron në SHBA, nga ku tha se mund të konfirmonte se Trump e parandaloi një sulm nga Serbia, duke iu referuar fjalëve të preisdentit amerikan se kjo ka ndodhur “javëve të fundit”, dhe duke shtuar se nuk bëhej fjalë për ngjarje të vjetra, por për “zhvillime shumë të fundit”. Ajo e lavdëroi edhe marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020, gjatë mandatit të parë të Trumpit si president.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.