Mobi Casa

Grenell ‘e gozhdon’ Cramon-in: Në vend se ta kritikoni Trump-in, liberalizoni vizat për Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Fillimi i normalizimit të transportit ajror, rrugor dhe hekurudhor mes Kosovës dhe Serbisë, ishin në fokus të agjendës së të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Richard Grenell.

Në të tri qëllimet, Grenell ia ka arritur që t’i marrë nënshkrimet e Prishtinës dhe Beogradit dhe vlerësimet se u arritën marrëveshje historike.

Por ndaj Administratës Trump dhe të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka hedhur akuza Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Ajo në Twitter, kishte pyetur nëse marrëveshjet në fjalë mes Kosovës dhe Serbisë, kishin ndonjë rezultat.

“Interesante. A kishte ndonjë rezultat nga “marrëveshjet” e tij të fundit #lufthansa #railway #aviation? Nuk gjeta dot”, ka shkruar Carmon.

United Hospital

E ndaj saj ka reaguar Richard Grenell.

Përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se Viola Von Cramon, është duke u ankuar që 20 vjet dhe nuk po bën asgjë.

Ai ka pyetur Carmon pse nuk janë liberalizuar vizat për kosovarët.

“Viola, Administrata Trump në vend që të kritikojë, bën gjithçka për të ndihmuar në normalizimin e ekonomive të Kosovës dhe Serbisë. Pse nuk përqendroheni në të vetmen gjë që ju është dashur të bëni: liberalizimin e vizave për Kosovën. Ju jeni duke u ankuar për të tjerët për 20 vjet. Bëni pjesën tuaj”, ka shkruar Grenell. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.