Eko Higjiena

Grejpfruti, pse është mirë ta përdorim

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në treg ka disa lloje te këtij fruti, por me i rekomanduari është grejpfruti i kuq.

Është fjala për një shartim me portokallin qe shume shpejt, mendohet se do te fitoje statusin e një specie me vete.

Por me mire le te shohim avantazhet e këtij fruti në lidhje me shëndetin tone. Kështu është konstatuar se ai shërben mirë kundër diabetit, kolesterolit, obesitetit

Grejpfruti ka shume pak kalori, vetëm 26 kkal për 100 gr produkt. Njëkohësisht, ai është shumë i pasur me Kalium, dhe mjafton një frut i tillë në dite për të përmbushur 78% te nevojave për këtë mineral të nevojshëm për organizmin.

Ul rrezikut nga diabeti

Është provuar se fundmi se në përmbajtje te tij është një substance, neringenina, që është përgjegjëse për reduktimin e yndyrave ne mëlçi, por veç kësaj ajo rrit edhe ndjeshmerinë ndaj insulinës, e cila nga ana e saj rregullon përqendrimin e sheqernave ne gjak.

UBT

Pastron enët e gjakut nga yndyrat.

Studimet kane provuar se mjafton një frut ne ditë për të ulur deri në 20% nivelin e kolesterolit te keq LDL.

Shmang ndjenjën e urisë.

Për këtë arsye, fruti, por me mire akoma lëngu i tij është pjesë në shumë receta dietike.

Ndihmon në rregullimin e përpunimit te sheqernave ne organizëm duke e bërë më të vështirë transformimin e tij në yndyrë.