ARKATANA

Grejpfruti për vitalitet, preventivë dhe kundër ftohjes

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ka shumë arsye që të konsumojmë grejpfrutin, frytin e citrusit, i cili tek ne ndoshta në mënyrë të padrejtë është lënë pas dore. E vetmja gjë që duhet të dini është që grejpfruti dhe lëngu i tij në ndërveprim me ilaçet individuale bën që ilaçi të jetë më pak efektiv, prandaj është e domosdoshme që të këshilloheni me mjekun para se të filloni ta konsumoni.

Ruan vitalitetin

Pasi është përplot me ujë dhe fibra, grejfruti bën që të ndiheni të ngopur. Një studim ka treguar që me të humben kilogramët. Kur ekspertët ua kanë dhënë të anketuarve planin e ushtrimeve për 12 javë dhe i kanë lutur që para çdo vakti të hanë gjysmë grejpfruti të freskët, të pinë lëng molle ose të marrin tabletë placebo, në fund ka rezultuar që grupi që konsumonte grejpfrut para shujtave, është dobësuar më shumë se të tjerët.

Qetëson ftohjen

Edhe pse citrusi dhe vitamina C nuk do të parandalojnë ftohjen, dozat më të mëdha të vitaminës C (400 deri 500 mg) mund të shkurtojnë kohën e ftohjes dhe të lehtësojnë simptomat. Në një grejpfrut gjenden 77 mg vitamina.

Uji Dea

Vepron në mënyrë preventive

Është i pasur me flavonoide. Më dominuesi është flavonoidi hesperidin, i cili ndikon në uljen e nivelit të kolesterolit të keq dhe triglicerideve. Po ashtu, është burim i mirë i fibrave, duke përfshirë edhe ato që ndikojnë në kolesterolin dhe trigliceridet madje edhe gjatë tretjes, transmeton Koha.net. Fibrat parandalojnë futjen e kolesterolit në qarkullim të gjakut, dhe kështu reduktojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe krijimin e tensionit të lartë të gjakut.

Ngadalëson plakjen

Pigmenti rozë në disa lloje të grejpfrutit nënkupton që përmban likopenë. Fjala është për antioksidantin i cili vepron fuqishëm në radikalet e lira, molekulat që dëmtojnë qelizat e shëndetshme. Likopena mund të ndihmojë të reduktoni rrezikun e krijimit të disa llojeve të kancerit (prostatës, zorrës së trashë, mushkërive) ose të ngadalësoni rritjen e atij ekzistues.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.