Grejpfruti ndihmon në eliminimin e kilogramëve të tepërt

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një studim ka treguar se pirja e lëngut të grejpfrutit kur ha ushqime me shumë yndyrë ul sasinë e peshës suaj. Kërkimet gjithashtu sugjerojnë se grejpfruti mund të jetë po aq i mirë sa ilaçet për të mbajtur nën kontroll sasinë e sheqerit në gjak, një mënyrë për të kontrolluar diabetin. Eksperimentet u kryen tek minjtë, por kërkuesit thonë se rezultatet janë të sakta edhe për njerëzit.

“Dëgjojmë shumë budallallëqe mbi ushqimin. Por këto rezultate, të bazuara në eksperimente, garantojnë studime të mëtejshme mbi mundësitë e mira shëndetësore të lëngut të grejpfrutit”, ka deklaruar Profesor Jozef Napoli nga Universitetit të Kalifornisë. Dieta e grejpfrutit, e quajtur edhe Dieta e Hollivudit, i ka fillimet e saj në vitin 1930 dhe ka shumë fansa, përfshirë këngëtaren Kylie Minogue. Ajo përfshin konsumimin e grejpfrutit ose e lëngut të tij në çdo vakt. Kërkuesit zbuluan se kur minjtë ushqeheshin me ushqime me yndyra për tre muaj, atyre që u jepej lëng grejpfruti binin në peshë me 18% krahasuar me ata që u jepej vetëm ujë.

Gjithashtu ata kishin nivel më të ulët sheqeri në gjak pavarësisht se hanin të njëjtin numër kalorish dhe bënin ushtrime të njëjta me minjtë që pinin ujë. Në fakt, lëngu i grejpfrutit ishte i mirë dhe për të kontrolluar insulinën njësoj me një nga ilaçet e të sëmurëve me diabet. Sidoqoftë, lëngu i frutit ka efekt në peshën e kafshëve kur ato hanë ushqime me yndyra. Kërkuesit thonë se nuk e kuptonin se si grejpfruti ndikon në mos shtimin e peshës.

Grejpfruti duhet të jetë pjesë e një diete të shëndetshme të balancuar, por nuk duhet të jetë pjesë qendrore e dietës.

Mobi Casa

Vitaminat: A, B1, C

Proteinat: 0.9g

Mineralet: Kopër, potasium