UBT

Grejpfruti i kuq ulë nivelin e kolesterolit!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

A e keni ditur se nën lëvoren e trashë të grejpfrutit të kuq fshihet një thesar shëndeti?

Konsumimi i vetëm një grejpfruti në ditë është shumë i dobishëm në parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, thonë hulumtuesit nga Izraeli, pas një hulumtimi të një grupe pacientësh të sëmurë nga sëmundjet kardiovaskulare, transmeton Femina.al.
Në të njejtën kohë ata kishin arritur ta rregullojnë edhe kolesterolin e lartë.

Grejpfruti i kuq ulë nivelin e kolesterolit!

Uji Dea

“Është interesante që organizmi i tyre më herët nuk ka reaguar në ilaçet prë uljen e kolesterolit në bazë të statinës, por pas konsumimit të grejpfrutit të kuq, niveli i kolesterolit është zvogëluar” – theksoi Sheila Gorinshtajn, udhëheqëse e ekipit hulumtues nga Universitetit i Jerusalemit.

Një hulumtim tjetër ka treguar se konsumimi i grejpfrutit të kuq e zvogëlon nivelin e yndyrës në gjak, e kryesisht nivelin e triglicerideve, që nuk është rast kur konsumohet grejpfruti i verdhë.

Hulumtuesit besojnë se për këto rezultate janë përgjegjës antioksidantët me të cilat ëshët i pasur grejpfruti i kuq, por supozojnë se ky frut përmbanë edhe disa përbërës kimik ende të panjohur, të cilët ndikojnë në uljen e triglicerideve./Femina.al/