FITORJA

Grejpfruti është i rrezikshëm nëse merr disa ilaçe

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Sipas revistës “Prescrire”, konsumimi i grejpfrutit, ndërkohë që merr disa ilaçe, mund të ketë efekte dytësore serioze.

Me një fjalë, konsumim i i këtij fruti, qoftë në formë të freskët, lëngu, reçe1i apo lëkure, vepron në mënyrë negative te disa ilaçe, siç janë: Imunosupresorët (ata që pengojnë veprimin e sistemit imunitar të trupit), statina (kundër kolesterolit), benzodiazepina (trajton pagjumësinë, ankthin), inhibitorët kalcikë (për sëmundjet e zemrës), etj.

Ata mund të shkaktojnë nganjëherë efekte të padëshirueshme dytësore serioze: dëmtim muskujsh, pamjaftueshmëri akute të veshkave, shok hemorragjik, etj.

Shkaku, sipas studimit, janë substancat që përmban ky frut. Megjithatë, efektet ndryshojnë nga një njeri te tjetri dhe mund të jenë të lidhura me pengimin e veprimit të enzimave, transmeton Telegrafi.

Hidromorava

Kështu, nëse konsumoni grejpfrut, ndërkohë që merrni disa ilaçe, shtohet përqendrimi i tyre në gjak, duke bërë kështu një mbidozim dhe efekte të padëshirueshme që kanë lidhje me dozimin.

Më rrallë, veprimi grejpfrut-ilaç mund të shkaktojë një pakësim të efikasitetit të ilaçit.

“Serioziteti i vrojtimeve të bëra është një arsye e mirë për të mos konsumuar grejpfrut, sidomos lëng grejpfruti, kur je duke marrë ilaçe, sidomos kur ka rëndësi dozimi, pra, është i ngushtë kufiri mes të qenit efikas dhe dëmtues”.

Artikulli në revistë shpjegon se duhen bërë studime se mos edhe lëngje të tjera frutash, si ai i portokallit, kanë efekte të padëshirueshme. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.