GRANDEMALL

Greg Delawie i shkon në shtëpi Isa Mustafës, në takim dhe deputetët e LDK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori Greg Delawie ka qëndruar sot në shtëpinë e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Aty, në një takim që ka zgjatur rreth 3 orë, diplomati amerikan ka takuar edhe deputetët e LDK-së, Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Ismet Beqiri, Armend Zemaj, Arban Abrashi.

Delawie ka thënë se është mirë që në dialogun me Serbinë të përfshihen të gjithë akterët politikë, prandaj mund të merret me mend se kjo ka qenë tema që e ka diskutuar me zyrtarë të LDK-së.

Rreth këtij takimi, më shumë hollësi mund të mësoni në emisionin Frontal të T7.

Fundamenti

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka dhënë një prononcim për takimin me të dalë nga shtëpia e kryetarit duke thënë se ishte një takim i zakonshëm, ndërsa sot mori pjesë edhe ambasadori Delawie. Sipas Hazirit, i është përsëritur qëndrimi i LDK-së rreth dialogut.

“Është takim i zakonshëm që e mbajmë me kryetarin, po sot ka marrë pjesë edhe ambasadori. Kanë folë për dialogun edhe e ka ripërsëritur qëndrimin e LDK-së”, ka thënë Haziri për T7

Të pranishëm në takimin ishin deputetët Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Arban Abrashi dhe Lumir Abdixhiku; shefi GP, Avdullah Hoti, anëtari i kryesisë dhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala; sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri dhe nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.