ARKATANA

“Gravitet”, shfaqje që pasqyron historinë nëpër të cilën ka kaluar populli shqiptar

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në mbrëmjen e tretë të Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020”, që është një nga katër shtyllat e Manifestimit kulturor “Flaka e Janarit 2020”, është dhënë shfaqja “Gravitet” me tekst të Lirak Çelajt, regjinë e së cilës e ka bërë Florent Mehmeti, kurse në role janë paraqitur aktorët e Teatrit “Oda” nga Prishtina, Daniela Markaj, Flamur Ahmeti, Kaltrinë Zeneli dhe Leonit Maloku.

Si rëndom në Teatrin e Qytetit në Gjilan edhe këtë mbrëmje salla e ishte e mbushur përplot me adhurues të artit skenik, të cilët pas përfundimit të shfaqjes u kanë duartrokitur aktorëve për lojën e shfaqur.

Në këtë shfaqje, një histori shumëvjeçare e popullit shqiptar është mëtuar të tregohet brenda pak minutave. E përbërë nga skena – kronika reale që kanë ndodhur gjatë historisë sonë që nga periudha e Skënderbeut e tutje, në shfaqje është pasqyruar historia nëpër të cilën ka kaluar populli shqiptar, që nis me epokën e lavdishme të Skënderbeut, por që shpata dhe përkrenarja e të cilit gjendet në Muzeun e Vjenës dhe historia vazhdon deri në ditët tona – historia më e re e Kosovës.

Pashmangshëm, në këtë shfaqje është paraqitur edhe plaga e rëndë e shqiptarëve, që është shpërngulja dhe mërgimi i shqiptarëve, por edhe dëshira për kthim në vendlindje, sidomos kur ajo ishte në rrezik.

Në shfaqje zë vend edhe lufta për liri dhe pavarësia e Kosovës, rikthimi, por edhe pasiguria, mosperspektiva, jeta e rëndë, pamundësia për riintegrim dhe vështirësitë tjera me të cilat u përballën shqiptarët në gjysmëliri.

ARKATANA

Pra, në këtë shfaqje hasim në tablo nga e kaluara dhe e sotmja, që të përbashkët kanë lidhjen, shpeshherë edhe të pashpjegueshme, me atdheun.

Aktorët, katër sish, që gjatë tërë kohës qëndruan në skenë, gjatë tërë kohës sa zgjati shfaqja transformoheshin në personazhe, të cilët lidheshin me aktualitetin e me ngjarjen, kurse për publikun kjo shfaqje ishte e kapshme.

Te ta shfaqje ngjalli kujtesën me të kaluarën jo të largët, periudhë, të cilën edhe ata vetë e kishin përjetuar.

Edhe skenografia dhe loja me drita ishin në funksion të shfaqjes, e cila i bënë nder Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020”.

Në mbrëmjen e radhës do të jepet shfaqja “Trenat”, autor i së cilës është Haqif Mulliqi, regjisore Zanë Duraku, kurse do të paraqiten aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.