Mobi Casa

Gratë themelojnë grupin punues për zhvillimin e ndërmarrësisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim dhe përkrahje nga ambasada amerikane përmes organizatës implementuese KCBS (Qendra e Kosovës për Mbështetjen e Biznesit), sot ka themeluar grupin punues për hartimin e strategjisë për zhvillimin e ndërmarrësisë së udhëhequr nga gratë.

Këtij takimi i ka ofruar mbështetjen edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i cili ka thënë se strategjia për zhvillimin ekonomik ka politika të qarta edhe për mbështetjen e ndërmarrësisë së udhëhequr nga femrat pronare të bizneseve.

Ai poashtu ka thënë se pa pjesëmarrjen e fuqishme të femrës deri në barazimin e plotë me meshkujt në të gjitha sferat, e posaçërisht në ndërmarrësi nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe konkurrencë lojale në tregun e përgjithshëm.

FIDANISHTJA

“Jemi të përkushtuar në mbështetje maksimale edhe përmes fondeve dhe subvencionimit të aktiviteteve biznesore të grave në bujqësi dhe programe të tjera zhvillimore, sepse pa barazinë e plotë nuk mund të kemi një shoqëri të drejtë, nëse femrat dhe meshkujt, apo burrat dhe gratë nuk janë të barabartë në të gjitha fushat e organizimit të jetës shoqërore, institucionale dhe zhvillimore”, tha kryetari Haziri mes tjerash në punëtorinë e organizuar sot për hartim të strategjisë.

Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit të Komunës, ka falënderuar KCBS-në për mbështetjen dhe ka kërkuar nga gratë që të jenë më insistuese dhe më aktive në zhvillim ekonomik, në sprovimin e tyre në biznes, në politikë dhe në fusha të tjera të rëndësishme.

Kurse në emër të KCBS-së ka folur Burim Korça i cili ka falënderuar Komunën e Gjilanit për gatishmërinë që të bëhen ndryshime pozitive në këtë drejtim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.