UBT

Gratë përjashtohen padrejtësisht nga trashëgimia pasurore

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Njësia për të Drejtat e Njeriut në Gjilan ka organizuar të mërkurën një debat për barazinë gjinore në trashëgimi, ku është folur për gjendjen në këtë komunë dhe përgjithësisht në Kosovë si dhe për legjislacionin vendor e ndërkombëtar që ka të bëjë me këtë lëmi.

Koordinatorja komunale kundër dhunës në familje – UN WOMEN, Vjollca Jakupi ka thënë se Gjilani është komuna e parë në Kosovë që ka miratuar Strategjinë kundër dhunës në familje.

Sipas Omer Dakut, nënkryetar i Komunës, Gjilani është në mesin e dhjetë komunave më të mira të botës sa i përket strategjisë kundër dhunës në familje dhe angazhimeve që ka pasur në këtë drejtim.

Kurse, Berat Spahiu, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Gjilan, ka folur për legjislacionin vendor e ndërkombëtar sa i përket trajtimit të trashëgimisë.

Ai ka thënë se në gjykatë kanë raste kur femrat heqin dorë vetë nga trashëgimia në favor të vëllezërve, pavarësisht se ligjin ua njeh edhe atyre këtë të drejtë.

GRANDEMALL

Ai tha se hasin raste kur burri e vë në hipotekë trashëgiminë pasurore pa dijen e gruas.

Drita Klaiqi, zyrtare për barazi gjinore ka thënë se 98 për qind të pronave janë të regjistruar në emër të burrave, kurse sipas ligjit, të gjithë personat fizikë, në kushte të njëjta janë të barabartë në trashëgimi.

Sipas saj, ka raste kur gratë janë viktima të dhunës familjare dhe institucionale, sa i përket trashëgimisë. Ndërkaq, Gani Neziri, drejtor për Kadastër, ka thënë se ky shërbim nuk është fajtor pse kaq pak femra janë bartëse të së drejtës pronësore Në këtë aspekt, Gjilani, megjithatë qëndron më mirë se komunat tjera, ka thënë Neziri.

Për pjesëmarrësit në këtë debat, është prezantuar edhe filmi “Lyp hise – gjej sherr”, i regjisorit Ilir Mirela./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.