RCCOLA

Gratë kërkojnë ndihmën e burrave

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Zyrtarja për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore Drita Klaiqi e mbështetur edhe nga këshilltaret e Asamblesë Komunale të ënjtën kanë përuruar një pano para teatrit të qytetit ku shkruhej: “Së bashku gra dhe burra t`i themi jo dhunës”. Klaiqi tha se kjo ka një domethënie të madhe sepse dhuna ndaj gruas nuk mund të ndalet pa ndihmën e burrave.

Gratë gjilanase të kyçura në asamble, komunë, OJQ janë bërë bashkë të enjën për të promovuar kampanjën e tyre që lidhet me ndikimin e dhunës ndaj gruas.

Drita Klaiqi zyrtare për barazi gjinore tha për rajonipress se kjo pankartë e vendosur në ballë të teatrit ka një domethënie të rëndësishme dhe specifikë të veçantë. “Ne po kërkojmë që edhe burrat dhe meshkujt e rinj kudo që janë të kyçur në institucione, në jetën private të jenë pjese e kampanjës sonë për ta mbështetur moton tonë “Së bashku gra dhe burra t`i themi jo dhunës”.

Klaiqi tha se është momenti i fundit që femrat të flasin dhe zëri i tyre të dëgjohet.”Nuk mjaftojnë vetëm rrëfimet e dhunës dhe skenat e vrazhda që i shohim çdo ditë nëpër mediet tona. Tani është momenti që të veprojmë konkretisht dhe ta stopojmë këtë dukuri primitive dhe të papranueshme në demokraci” tha Klaiqi.

Uji Dea

Klaiqi tha se tashmë mbrojtja nga dhuna është e siguruar edhe me ligj, por e keqja është që shumë gra që janë viktima të dhunës i heshtin rastet, nuk i lajmërojnë ato dhe për më keq mbyllen në vetvete.

Këtë aktivitet e kanë përkrahur fuqishëm edhe këshilltaret komunale Mimoza Shkodra, Saranda Bllaca, Shpresa Kurteshi, Jehona Hyseni e Shpresa Hajdari.

Mimoza Shkodra tha se këto aktivitete e sensibilizojnë në një masë të mirë publikun, por edhe femrat dhe gratë që janë pjesë e dhunës duhet të aktivizohen dhe të mos heshtin. “Heshtja e grave që shkaktohet dhunë ndaj tyre është armiku më i madh që mund tu ndodhë atyre. Tani janë institucionet, i kemi sektorët e veçantë që merren për raste të tilla dhe është e paqëndrueshme heshtja ndaj kësaj dukurie “ tha Shkodra./rajonipress/