Gratë kanë vlera të barabarta me burrat

Gjilan – Në fjalën e tij hyrëse, Ulrich Biffar, drejtor i Zyrës Rajonale të OSBE-se i ftoi gratë që të jenë më insistuese në garime të drejta për poste udhëheqëse vendimmarrëse në komunat ku ato veprojnë me qëllim të përmirësimit të mëtejme të pozitës së tyre.
Zyra Rajonale e OSBE-se, ka mbledhur përfaqësueset e njëmbëdhjetë grupeve të grave të komunave të Gjilanit në një takim përmbyllës për projektin për fuqizimin e grave në proceset vendimmarrëse në nivelin lokal i cili udhëhiqet nga Sadete Ternava-Osmani.
Në fjalën e tij hyrëse, Ulrich Biffar, drejtor i Zyrës Rajonale të OSBE-se i ftoi gratë që të jenë më insistuese në garime të drejta për poste udhëheqëse vendimmarrëse në komunat ku ato veprojnë me qëllim të përmirësimit të mëtejme të pozitës së tyre.
Ai ofroi mbështetjen e Zyrës Rajonale të OSBE-së për iniciativat e grupeve në mënyrë që jeta e grave të përmirësohet akoma më shumë.
Në panel ishin edhe tri deputete të rajonit të Gjilanit, Zonja Lumnije Morina, Lirije Kajtazi dhe Salije Mustafa të cilat thanë se edhe në nivelin qendror, por edhe në nivelin lokal po mundohen që çështjet e përfaqësimit të drejtë të grave të zënë vend meritor. Ato falënderuan Zyrën Rajonale të OSBE-së për përkrahje të vazhdueshme të çështjeve të barazisë gjinore dhenë grupeve të grave.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa ftoi gratë të aplikojnë për pozita udhëheqëse ngase ai është i bindur se gratë kanë vlera të barabarta garimi me burrat.
Kryetari i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli i cili ka ndarë një shumë të konsiderueshme mjetesh financiare për grupin e grave të Kamenicës i ftoi pjesëmarrëset që të ndjekin shembullin e kësaj komune se si duhet ndjekur procedurat administrative për kërkim të mbështetjes financiare.
Në takim kanë marrë pjese edhe përfaqësueset e grupit të grave nga Prishtina./rajonipress/