UBT

Gratë e Vitisë vetëdijesohen për të drejtat pronësore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Organizuar nga organizata Kosova-Women 4 women, në bashkëpunim me komunën e Vitisë, është mbajtur një debat për të drejtat pronësore të grave, ku merrnin pjesë grupe të grave të kësaj komune, përfaqësues të shkollave dhe qytetar të tjerë.

Vesa Rezniqi-Pallaska koordinatore e projektit për të drejtat pronësore të grave, ka thënë se organizata Ëomen 4 ëomen, është marrë me projekte që kanë të bëjnë me edukimin e shoqërisë e me trajnimin e grave, por tani është duke u marrë edhe me trajnime të burrave, me që rast po diskutohet për hapat që duhet ndërmarrë në qasjen e grave në të drejtat pronësore të tyre.

Ndërkaq Hasan Aliu zv.kryetar i komunës së Vitisë, ka theksuar se Institucionet komunale janë angazhuar gjithnjë për të mbështetur projektet e kësaj natyre, që kanë për qëllim vetëdijesimin për drejtat pronësore të grave. “I kemi dhënë përparësi kësaj lëmie dhe kështu jemi bërë komuna e parë në Kosovë që kemi marr hapa konkret. Andaj edhe ky debat i sotëm, besoj shumë se do t`i kontribuoj pozitivisht realizimit të këtij projekti”, ka thënë Aliu.

Edhe, Naim Pira, kryetar në detyrë i Kuvendit Komunal, ka uruar që ky debat të jetë në shërbim të funksionalizimit të qasjes sa më të lehtë të grave në të drejtat pronësore.

Mobi Casa

Kurse Fatbardha Emini drejtoresh e Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronësisë, ka thënë se e drejta pronësore është e drejtë fondamentale që garantohet me Kushtetutën e republikës së Kosovës.

Ajo madje edhe ka bërë të ditur se në bazë të statistikave të deritanishme, ende nuk ka kaluar 15 % e atyre grave që kanë fituar të drejtën pronësore.

Gjithashtu, ajo ka bërë të ditur se deri në fund të marsit është afati i regjistrimit falas të pronës së dy bashkëshortëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.